
Nënkampioni i botës Marcus Thuram shumë shpejt ka arritur të hedhë hapa të sigurtë drejt të ardhmes së dëshiruar.
Francezi arriti deri në finalen e madhe të Botërorit të Katarit , në të cilën ‘’ Gjelat ‘’ nuk mundën ta mbrojnë titullin e fituar në Rusi 2018 kundër Argjentinës.
Real Madridi i ka trokitur në derë sulmuesit , ekip që momentalisht ka vetëm Karim Benzeman si referuent në metrat e fundit dhe medoemos Carlo Ancelotti kërkon ta përforcojë këtë repart me transferimin e golashënuesit të Borussia Monchenglabhaut në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
25 vjeçari mund të konsiderohet paksa i privilegjuar sepse bën pjesë në një familje kampionësh pasi babai i tij Lilian Thuram ishte pjesë suksesit të kombëtares "Trikolor", e cila fitoi Botërorin e 1998-s duke mundur në finale Brazilin.
Për ‘’ Galaktikët ‘’ ky operacion konsiderohet një lëvizje e qëlluar pasi Marcus Thuram e ka treguar potencialin dhe fakti se e përfundon kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2023-shit, i krijon shansin kësaj skuadre për të mbushur arkat me shitjen e ishi-t të Guingamp.
Nuk duhet harruar se edhe Interi e ka filluar prej kohësh ofensivën për këtë lojtar, i cili deri në këtë moment numëron 13 gola dhe 5 asiste në 21 sfida dhe e meriton kalimin tek një ekip elite.



