
Interesit të Manchester United , Barcelonës dhe Real Madridit për Benjamin Seskon së fundmi i është bashkuar edhe Milani
Sulmuesi i Leipzigut prej disa sezonesh po tregon cilësitë në metrat e fundit, për të cilin do të zhvillohet një sfidë gjigandësh gjatë merkatos vijuese.
Stefano Pioli nuk është bindur aq sa duhet me rendimentin e ofensivës gjatë kësaj faze të parë dhe prezenca e 20 vjeçarit mund të përbëjë avantazh për ‘’ Djallin ‘’.
Drejtuesit e Milanit natyrisht pretendojnë ta rikthejnë këtë skuadër tek titujt dhe të rikuperojnë terrenin e humbur, objektiv i cili nënkupton një sforco të madhe gjatë periudhës së transferimeve.
Benjamin Sesko po vijon me nivelin impresionues edhe tek Leipzigu ashtu siç e tregoi me Salzburgun, skuadër e cila i dha mundësinë të shëndërrohej në një ndër sulmuesit më në modë të kontinentit të vjetër.
Deri më tani , ishi i modestëve të Liefering numëron 3 gola në 6 sfida me gjermanët dhe interesi i italianëve pritet që të analizohet në mënyrë të detajuar nga slloveni, i cili mund të bëhet pjesë e Serisë A në një të ardhme të afërt, gjithmonë nëse Milani do ta fitojë garën me rivalët.



