
Marrja e pankinës nga Erik Ten Hag sigurisht që do të shoqërohet me shumë prapaksena dhe një nga historitë më të rëndësishme ka të bëjë me merkaton .
Hollandezi po i merr me qetësi gjërat sepse e ka të qartë përgjegjësinë e të qënit trainer i Manchester United dhe i ka dhënë dritën jeshile largimit të sulmuesit Marcus Rashford për të cilin po insiston Barcelona.
Planet e 52 vjeçarit nuk përputhen me ato të anglezit dhe ‘’ Blaugranët ‘’ duan të përforcojnë ofensivën me një sulmues tepër të rrezikshëm të cilin e kanë tentuar gjithmonë por rezistenca e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ i ka lënë me duar bosh në disa merkato spanjollët.
Marcus Rashford konsiderohet opsioni B i Barcelonës nëse s’do të funksionojë tentativa për Robert Lewandowskin i cili është me një këmbë larg ‘’ Allianz Arenas ‘’.
Polaku konsiderohet pa dyshim prioritet për Xavi Hernandezin , tek një Barcelonë në rindërtim e sipër e cila synon vetëm sukseset në të ardhmen dhe rruga e deritanishme është tejet entuziazmuese për këtë skuadër .
Sipas ‘ Sport ‘ ish mesfushori i mirënjohur i ka dhënë ‘ Ok ‘ transferimit të Marcus Rashford në Katalunjë pasi 24 vjeçari i ka të gjithë komponentët që i duhen kësaj Barcelone për të rezultuar më efikase në metrat e fundit pavarësisht se ishi i Dortmundit i ka tejkaluar pritshmëritë dhe tashmë konsiderohet një bomber si pak të tjerë i cili numëron 47 gola në 42 sfida , statistikë që impresionon çdokënd dhe e shëndërron në një prioritet për çdo ekip të elitës.



