Debutimi i Claudio Echeverrit me ekipin e parë të River Plates kundër Institutos, është pasuar me interesin e klubeve europiane për Claudio Echeverrin.
Ndër të tjerë , 17 vjeçari ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Real Madridit dhe për të ashtuquajturin ‘ El Diablito ‘ , ‘’ Los Merengues ‘’ janë gati ti ofrojnë rreth 20 milionë euro klubit argjentinas.
Momentalisht mesfushori konsiderohet një ndër lojtarët më të spikatur në Amerikën e Jugut dhe kryeqytetasit do të tentojnë ta fitojnë garën për ti ofruar një të ardhme ndryshe , në futbollin më kompetitiv në botë.
Nëse do të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, fillmisht Claudio Echeverri do të aktivizohet me Real Madrid Castilla, një eksperiencë e domosdoshme për të treguar kualitetin , tek një ndër klubet më të famshëm në futboll.
Ja vlen për tu ritheksuar se kryesisht Brazili dhe Argjentina janë konsideruar ndër vite destinacione të preferuara për skuadrat e elitës pasi shquhen për prodhimin e talentëve, për të cilët Europa konsiderohet prioritet absolut në lidhje me të ardhmen.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.