Real Madridi afër firmosjes me Endrick

Real Madridi afër firmosjes me Endrick

Ylli i Palmeiras Endrick Felipe për momentin konsiderohet një ndër risitë e merkatos së ardhshme .

Për brazilianin mund të thuhet se e ka të sigurtë kalimin në kontinentin e vjetër dhe në këtë histori si duket do të buzëqeshë në fund Real Madridi .

Asi nën mëngë i kryeqytetasve quhet Florentino Perez, president i cili ka dhënë gjithçka për klubin e zemrës dhe sakrificat e bëra i janë shpërblyer ndër vite.

Manjati spanjoll mund të ndihet i privilegjuar sepse falë investimeve i ka pozicionuar ‘’ Galaktikët ‘’ në një ndër klubet më të famshëm të botës dhe ky mentalitet gjithmonë mbizotëron tek kryeqytetasit.

16 vjeçari ka treguar një nivel mbresëlënës në një kampionat si Brasileirao , ndër më kompetitivët e Amerikës Jugore dhe sipas Ekrem Onur , Carlo Ancelotti është bindur se duhet ta ketë pjesë të së ardhmes dhe është menduar një ofertë rreth 60 milionë euro për ti dhënë shansin talentit të provojë veten në një futboll ndryshe , tek ekipi më i suksesshëm i momentit.

Mirëpo Endrick Felipe nuk mund të lërë Palmeriasin para se të mbushë 18 vite dhe ideja e ‘’ Los Blancos ‘’ është vijimi tek ky ekip për tu përgatitur për një sfidë ndryshe , e cila me siguri do t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt. 

Edhe pse konsiderohet një ndër talentët e padiskutueshëm të së ardhmes , mosha fare e re lë vend për një analizë të detajuar sepse të jesh pjesë e Real Madridit duhet të japësh gjithmonë maksimumin në fushën e lojës , fakt që duhet patur parasysh .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy