
Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2018, ku në ndeshjen e parë për këtë vit kanë humbur në miqësore përballë skuadrës së Norvegjisë.
Edhe pse një sfidë miqësore ku synimi i kuqezinjve ishte fitorja siç ishte deklaruar dhe përpara sfidës, loja e zhvilluar dhe rezultati nuk ishin ato që priteshin, pasi zhvilluan një 90 minutësh ku rastet për shënim ishin shumë të pakta.
Norvegjia arriti që të dominojë totalisht takimit duke qenë ekipi që mbajti nën kontroll topin dhe ndeshjen ku me pak fat dhe për meritë të Thoma Strakoshës rezultati mund të ishte më i thellë.
Pjesa e parë e takimit foli totalisht për miqtë të cilët krijuan raste të pastra për shënim ku që në minutën e tretë Johnsen përfitoi nga një gafë e Ajetit por i vetëm përballë portës godidi jashtë.
Norvegjezët krijuan sërish një rast të me anë të Elyuonusi i cili goditi brenda zonës, por u ndal mrekullisht Strakosha.
45 minutat e para folën për miqtë edhe pse nuk shënuan, ndërsa Shqipëria nuk e goditi për asnjë moment portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë ekipi i Lars Lagerbek mori sërish nën kontroll ndeshjen duke krijuar disa raste të arta për shënim për të gjetur golin e epërsisë i cili do të vinte në minutën e 71-të me anë të Rosted.
Rosted goditi saktë me kokë brenda zonës duke fituar duelin me mbrojtësit shqiptar dhe për ta dërguar topin pas krahëve të Thoma Strakoshës.
Shqipëria u mundua për të gjetur golin e barazimit në minutat në vijim, por pa gjetur dot rrugën e rrjetës dhe gjithçka u mbyll me shifrat 0-1 në favor të Norvegjisë.
Një humbje që djeg si për rezultatin ashtu dhe për lojën e zhvilluar.
Goli i vetem i takimi Shqipëri-Norvegji u shënua nga Rosted



