
Pavarësisht se kanë mbetur edhe tre sfida për tu mbyllur sezoni, tejet të rëndësishme për të ardhmen e Newcastles , drejtuesit janë disi të entuziazmuar për rrugën e bërë por në asnjë moment nuk e kanë mënjanuar merkaton e verës.
Bardhezinjtë e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Dominik Szoboszlai , ecuria e të cilit nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur në kohët e fundit por gjithsesi vijojnë të besojnë tek aftësitë e hungarezit, për të cilin thuhet se do të ofrojnë 70 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me Leipzigun.
Jo vetëm anglezët por edhe klube të tjerë me emër në kontinentin e vjetër e pretendojnë 22 vjeçarin, i cili ka impresionuar me gjermanët dhe nëse marrin parasysh sezonin aktual, numëron 8 gola dhe 4 asiste në 43 sfida.
Nëse i referohemi faktit se ‘’ Las Urracas ‘’ janë ekipi më i pasur i botës, për Dominik Szoboszlain një kalim në ‘’ St James Park ‘’ do ti mundësonte pa dyshim një rrogë më të lartë dhe gjithashtu faktin e të luajturit në Premier League , një ndër kampionatet më spektakolarë të futbollit.
Kontrata e ishi-t të Salzburgut mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2026-tës por interesi i Newcastle mund të jetë fillimi i një eksperience të re në karrierë duke filluar nga vera e ardhshme.



