Disa opsione me kosto zero për Atleticon

Disa opsione me kosto zero për Atleticon

 Atletico pa dyshim do të jetë një ndër skuadrat protagoniste  në merkatot vijuese. Arsyeja është e thjeshtë .

Disa nga komponentët aktualë të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për vijimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe këta të fundit duhet të veprojnë me shpejtësi për të evituar kundrakohët e mundshme në fazën e dytë të sezonit. Drejtori sportiv Andrea Berta i ka vënë gishtin tre alternativave që mund të shkaktojnë risi tek kryeqyteasit .

Një ndër preferencat e Diego Simeones  është Andreas Christensen . Danezi e ka përforcuar pozicionin tek Chelsea  dhe vlerësohet si lideri i ardhshëm në prapavijën e  ‘’ Los Colchoneros ‘’.  Mosmarrëveshjet e vazhdueshme  me Savic dhe Felipen të cilët nuk e kanë të sigurtë të ardhmen në Madrid e kanë bërë argjentinasin të fokusohet tek nordiku  që vjen pas një sezoni ideal me Chelsean .

 Pas tij renditet Denis Zakaria . Mesfushori i Borussia Mochengladbah prej kohësh spikat tek gjermanët dhe ka arritur një nivel mbresëlënës . Sigurisht që prezenca e zvicerianit do të ishte një kontribut me vlera për mbarëvajtjen e madrilenëve.

Ndërsa në fund është një lojtar i pretenduar prej shumë sezonesh  .  Alexandre Lacazette konsiderohet një profil ideal për lojën që zhvillojnë spanjollët dhe preferohet shumë nga Diego Simeone  .  Ecuria me ulje-ngritje në ‘’ Emirates ‘’ sipas deklaratave të francezit do të përfundojë në fundin e sezonit aktual  dhe mundësitë për të udhëtuar drejt ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë konkrete . 

Megjithatë  duhet evidentuar se ‘’ Topchinjtë ‘’ së fundmi i kanë propozuar Real Madridit një shkëmbim kokë më kokë të ishi-t të Lyonit me Gareth Bale , por duhet parë se çfarë përgjigje do ti japin ‘’ Galaktikët ‘’ kërkesës se londinezëve .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy