Ndahet nga jeta trajneri i Butrintit, Odisea Çipa

Ndahet nga jeta trajneri i Butrintit, Odisea Çipa

Trajneri i Butrintit, Odisea Çipa, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Ataku kardiak i ka marrë jetën, mëngjesin e kësaj të enjte. Të dielën, i ndjeri ishte transportuar në spital me urgjencë, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Odisea Çipa kishte marrë drejtimin e Butrintit verën e 2022-shit, ndërsa në të shkuarën ka përfaqësuar sarandiotët edhe si futbollist.

Për ndarjen nga jeta të Çipës, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

POSTIMI I DUKËS:

Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit Butrinti të Sarandës, na ka trishtuar të gjithëve. Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea!

Do të na mungosh të gjithëve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy