
Prej kohësh Antonio Conte vijon të analizojë alternativa për ti ardhur në ndihmë ofensivës .
Largimi i mundshëm i Harry Kane , për të cilin luftojnë ekipe shumë të njohur, ndër të cilët përfshihet Bayern Munchen dhe Manchester United, sigurisht meriton vëmëndje maksimale sepse anglezi prej shumë vitesh vijon të impresionojë me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ .
Pavarësisht se është ende herët, ‘’ Uragani ‘’ e ka bërë të qartë se një ndër kushtet për të qëndruar në ‘’ White Hart Lane ‘’ është kualifikimi i kryeqytetasve në Champions League , por s’duhet harruar se edhe ai i trainerit nga Lecce konsiderohet determinant për vijimësinë e Harry Kanes në Londër .
Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘, Tammy Abraham i Romës është bërë pjesë e listës së ishi-t të Chelseat , sulmues shumë cilësor , i cili e njeh shumë mirë Premier Leaguen , kampionat ku filloi të spikasë.
Problemi kryesor është vlera e lartë e kartonit të 25 vjeçarit dhe sidomos konsideratës së Jose Mourinhos ndaj tij, trainer që shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të rëndësishëm të 11-shes.
‘’ The Special One ‘’ tashmë e ka dhënë mendimin në lidhje me Tammy Abraham, të cilin e konsideron të domosdoshëm në funksion të fitimit të trofeve , në Itali dhe më gjerë.



