
Sulmuesi Kylian Mbappe, ka qenë një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato vere, me të ardhmen e lojtarit që ende nuk dihet. Klubi i ka vendosur ultimatum, për të rinovuar, ose në të kundërt të largohet, por duket se kjo nuk e shqetëson lojtarin. Mbappe në një prononcim të dhënë së fundmi, u shpreh se nuk ka arsye, që të mendojë se ky është sezoni i tij i fundit në Francë. "Nuk ka asnjë arsye për të menduar se është sezoni im i fundit në Ligue 1. Unë jam shumë konkurrues dhe luaj vetëm për të fituar. Nuk ka rëndësi se me cilën fanellë luaj, vendin apo kohën. Unë nuk ngopem asnjëherë me fitoret. Shkoj me pushime, rikuperoj energji dhe kthehem në fushë për të bërë atë për të cilën të gjithë më njohin.”, deklaroi Mbappe.



