Napoli vendos çmimin për Osmihen

Napoli vendos çmimin për Osmihen

Në sezonin e tretë me Napolin Victor Osmihen po rikonfirmon potencialin në metrat e fundit .

Sulmuesi nigerian numëron 32 gola dhe 11 asiste në 70 takime dhe pa dyshim ekipet e elitës prej kohësh po i trokasin në derë italianëve . 

Sigurisht për manjatin dhe njëkohësisht presidentin Aurelio De Laurentis është një moment shumë i rëndësishëm për mbushjen e arkave dhe italiani është përgjigjur duke caktuar vlerën për të cilën është i gatshëm t’ia hapë dyert e largimit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.

100 milionë euro është vlera për të cilën ‘’ Azurrët ‘’ janë të gatshëm të negociojnë me cilindo ekip për shitjen e 23 vjeçarit pasi e vlerësojnë maksimalisht kontributin e dhënë.

Aurelio De Laurentis gjithmonë është karakterizuar si një person kokëfortë në lidhje me negociatat , sidomos kur flitet për peshat e rënda në ekipin e zemrës. 

Kalimi nga Lille në Serinë A ishte fillimi i një rruge të suksesshme dhe Victor Osmihen po shpërblehet për sakrificat e bëra ndër vite , kryesisht tek ‘’ Il Partenopei ‘’.

Duhet shtuar se drejtuesit e Napolit janë treguar shumë korrektë deri në këtë moment dhe pritet reagimi i pretendentëve gjatë merkatos duke patur gjithmonë parasysh që presidenti 73 vjeçar nuk do të bëjë lëshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy