Paulo Dybala pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Fantazisti argjentinas, ka arritur marrëveshjen personale me klubin e Al Qadsiah.
Këta të fundit kanë bindur lojtarin për tu transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa po punohet për të mbyllur një akord me Romën, klub që zotëron kartonin e lojtarit.
Transferimi pritet të realizohet në orët e ardhshme, pasi edhe Roma është gati për të dhënë dritën jeshile për të shmangur rrogën e madhe që lojtari përfiton.
Te verdhekuqtë shohin si zëvendësues lojtarin Soule, të cilin e afruan në këtë merkato vere nga Juventusi.



