Marseille interesohet për Coutinhon

Marseille interesohet për Coutinhon

Prej kohësh  Barcelona është vënë në dispozicion të dëgjimit të ofertave në adresë të mesfushorit Philippe Coutinho .  Braziliani nuk ka bindur tek  katalanasit   të cilët me çdo kusht kërkojnë largimin e ekstremit nga ‘’ Camp Nou ‘’ për të evituar dëmin ekonomik që thekson paga e tij .  Klauzola e akorduar ndërmjet  Liverpoolit dhe Barcelonës konsiderohet një peshë e rëndë për  spanjollët sepse nëse 29 vjeçari do të zhvillojë edhe 10 takime me bluzën kuq e blu   kësaj skuadre do ti duhej ti paguante 20 milionë euro  Liverpoolit , shifër që do të kërkohet të evitohet me patjetër nga presidenca përkatëse .  Kjo histori besohet se do të marrë shumë shpejt zgjidhje për vetë faktin se në horizont është shfaqur Olimpique Marseille e cila po  insiston  për ta transferuar në ‘’ Stade Velodrome  “ . 

Sipas Sport , ekstremi është  ideali për  ti dhënë një tjetër ngjyrë funksionimit të mesfushës por s’duhet mënjanuar  se mund të aktivizohet në disa pozicione , fakt që  pëlqehet nga  traineri Jorge Sampaoli.  Argjentinasi ka planifikuar disa  transferime cilësore në merkato për ta ripozicionuar këtë skuadër në vendin e merituar dhe  të  konkurrojë me të mëdhatë e Ligue 1  .  Por duke qenë se Barcelona vijon ti jetë besnike ideologjisë së saj në funksion të rikuperimit total të ekonomisë  , 48 milionë eurot e përcaktuara për mesfushorin nga Rio de Janeiro janë një shifër pothuajse e pamundur për  Marseillen  e cila ka deklaruar  strategjinë e saj .

 Për tu afruar me   këtë lojtar francezët duan të bëjnë efektiv huazimin një vjeçar me të drejtë blerje  , alternativë  që Barcelona  duhet ta mendojë   pasi do të kursente  pagën vjetore të yllit të ‘’ Seleçaos ‘’  dhe në bazë të arritjeve në të ardhmen mund të aplikojnë blerjen përfundimtare të tij  . Me interesin e Marseilles vlerat e humbura për shkak të aktivizimit të reduktuar  me siguri do të rishfaqen  sepse Jorge Sampaoli është gati ta mbështesë Philippe Coutinhon.  

 Eksperienca tek Barcelona ka evidentuar  se nuk e ka vendin aty dhe hyrja në luftë e Marseilles është një shans i artë që s’duhet ta humbasë. 14 ndeshjet  e këtij sezoni kanë rezultuar një moment  reflektimi për Philippe Coutinhon  për të analizuar  të ardhmen e cila mund të vijojë tek Marseille .

 

 

    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy