
Lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave sipas ish-futbollistit Ermal Tahiri është Sul Demollari. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Tahiri tha Demollari ishte nga ato lojtarë që i vetëm çonte skuadrën përpara me aftësitë që kishte në futboll.
Ai po ashtu tha se lojtari me formimin më të mirë në këto momente është Myrto Ozuni.
“Për mendimin tim në formën më të mirë në këto momente është Ozuni, por në të gjitha kohërave është Sul Demollari. Unë kam luajtur me të dhe kam qëndruar 5 vite në një dhomë me të. Nuk ka lojtar që të marrë një ekip dhe i vetëm ta çojë përpara, Sula e ka bërë”, tha Tahiri.



