Një tjetër legjendë tërhiqet nga futbolli Tani është zyrtare: Stivën Xherrard tërhiqet nga futbolli i luajtur. 36-vjeçare ka bërë të ditur sot vendimin e tij për të varur këpucët në gozhdë duke i dhënë fund një karriere të ndritur që zgjati 19 vjet.
“Pas spekulimeve të fundit në media rreth të ardhmes sime, konfirmoj tërheqjen nga futbolli i luajtur”, thuhet mes të tjerash në një komunikatë të lëshuar sot nga mesfushori. “Pata një karrierë të pabesueshme dhe i jam mirënjohës për çdo moment Liverpulit, kombëtares dhe Los Anxheles Galaksi.
Ndjehem fatlum për karrierën që pata, por asgjë nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e shumë njerëzve. Mezi e pres të ardhmen dhe ndiej se kam ende shumë për t’i dhënë kësaj loje me të gjitha mundësitë e mia. Jam duke marrë kohë për të shqyrtuar mundësitë dhe së shpejti do vendos për hapin e radhës”, vijon deklarata.



