Zëvendësimi i portierëve para penalltive, Tuchel: Fantastike si pranoi Mendy

Zëvendësimi i portierëve para penalltive, Tuchel: Fantastike si pranoi Mendy

Chelsea mposhti ditën e djeshme Villarreal nga gjuajtja e penalltive, duke marrë kështu trofeun e Superkupës së Europës. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fundin e ndeshjes, ishte zëvendësimi i portierëve nga trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel. Ky i fundit largoi Mendy, për të inkuadruar Kepa, për shkak se ky i fundit ka statistika më të mira për penalltitë. Për këtë foli edhe trajneri gjerman pas ndeshjes, duke treguar arsyen pse ndryshoi portierin.

“Zëvendësimi i Mendy me Kepa para penalltive? Nuk ishte një vendim spontan. Ne folëm për këtë me portierët pas ndeshjes së parë të kupës kundër Barnsley, në FA Cup sezonin e shkuar. Ne kishim disa statistika, ishim të përgatitur mirë. Kepa ka përqindjen më të mirë për pritjen e penalltive. Djemtë që analizojnë dhe trajnerët e portierëve më treguan të dhënat. Ne folëm me portierët dhe u thamë se kjo mund të ndodhte në ndeshje të tilla.

Është fantastike se si Edouard e pranoi diçka të tillë. Ka prova që Kepa është më i mirë me penalltitë. Mendy nuk tregoi krenari për të dalë nga fusha. Ai ishte i lumtur ta bënte diçka të tillë për të mirën e ekipit.”, tha Tuchel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy