Manchester United ndjek Demiral

Manchester United ndjek Demiral

Sezoni i shkëlqyer i Merih Demiral me Atalantën e ka klasifikuar ndër mbrojtësit më të mirë të Serisë A .

‘’ La Dea ‘’ fatkeqësisht mbeti jashtë Europës dhe ky fakt ka shkaktuar shumë dyshime për të ardhmen e zikaltërve .

Megjithatë lojtarët e spikatur do të përballen me një merkato tejet interesante dhe të paparashikueshme .

Një ndër ta është Merih Demiral . 24 vjeçari arriti të rikuperonte terrenin e humbur me Juventusin dhe u shëndërrua në një referent në prapavijën e Atalantës falë mbështetjes së Gian Piero Gasperinit  dhe natyrisht pretendenti i parë ka trokitur në derën e bergamaskëve . 

Turku është i huazuar deri në fundin e sezonit tek italianët dhe në klauzolë ekziston një opsion për blerjen e kartonit prej 20 milionë eurosh .

Por duke patur parasysh se flitet për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , një ndër klubet më të pasur në botë , sipas tabloidit ‘’ The Mirror ‘’ drejtuesit e Atalantës po mendojnë dyfishimin e kësaj vlere duke përfituar kështu edhe nga  potenciali i anglezëve.

Në ‘’ Old Trafford ‘’ parashikohen shumë ndryshime në merkaton e verës dhe tashmë i është bërë dalje Harry Maguire , Victor Lindelof, Eric Bailly-t dhe Phil Jones dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues duhet patjetër të mbushin boshllëkun me lojtarë cilësorë , ndër të cilët përfshihen edhe Pau Torres apo  Jurrien Timber i Ajax Amsterdamit të cilin Erik Ten Hag e njeh shumë mirë për shkak të së kaluarës në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’.

Një ekip me kaq histori i është besuar hollandezit i cili para disa sezonesh i dërgoi kryeqytetasit deri në gjysëmfinalet e Champions Leagues dhe që asokohe s’ka ndalur në progresin  dhe koha ia shpërbleu sakrificat me transferimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’. 

Merih Demiral mban mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A , fillimisht me Sassuolon , Juventusin dhe aktualisht me Atalantën dhe ndoshta Anglia mund të rezultojë zgjedhja e rradhës në karrierën e qëndërmbrojtësit turk.

Mbetja në vendnumëro për disa sezone i ka shërbyer si reflektim drejtuesve të Manchester United se duhet ta harrojnë të kaluarën dhe të japin maksimumin për fitimin e titujve në të ardhmen, pavarësisht se në sezonin vijues ekipi i tyre do të performojë në Europa League .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy