Kaos në Superligën turke/ Presidenti godet me grusht arbitrin, pezullohet kampionati

Kaos në Superligën turke/ Presidenti godet me grusht arbitrin, pezullohet kampionati

Situatë kaotike në Superligën turke. Një episod i rëndë, u regjistrua në sfidën e fundit, ku presidenti i Ankaragucu, Fati Koca, goditi arbitrin Halil Umut Meler, pas përfundimit të ndeshjes me Rizespor.

Një gol i këtyre të fundit në minutën e 97-të, tërboi presidentin e vendasve, i cili menjëherë u fut në fushe dhe goditi me grusht arbitrin kryesor të ndeshjes.

Pas goditjes së marrë, arbitri Meler u shemb në tokë dhe u transportua në spital, ndërsa presidenti Koca u arrestua nga forcat e rendit.

Reagimet për këtë ngjarje ishin të mëdha, ndërsa Federata Turke ka njoftuar pezullimin e kampionatit pa afat, deri në një vendim të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy