Herald Marku nuk është më lojtar i Vllaznisë. Mesfushori i cili ishte një titullar i padiskutueshëm te shkodranët në sezonin e fundit, ka njoftuar largimin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Marku ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me Vllazninë, e cila i skadoi në përfundim të kampionatit.
Lojtari tashmë po përgatitet për një aventurë të re, e cila me shumë mundësi do të jetë te Partizani. Sipas atyre që thuhen së fundmi, 25-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Partizanin dhe në sezonin e ri do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.



