FIFA ka zbuyluar 3 finalistët, për fitimin e çmimit “Lojtari më i mirë i vitit”. Të nominuarit për çmimin prestigjioz janë 3, sulmuesi i PSG, Leo Messi, sulmuesi i Bayern Munich Robert Lewandowski dhe sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah.
Dy të parët janë favoritë për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”, pasi sfiduan njëri-tjetrin edhe për “Topin e Artë”. Kujtojmë që në renditjen e “France Football”, Salah nuk bënte pjesë në treshen e parë, pasi ishte Jorginho ai që mbyllte podiumin.
Ceremonia për dhënien e çmimeve do të mbahet më 17 janar, në Zurich të Zvicrës.



