Joao Palhinha është lojtari më i ri i Bayern Munich. Klubi gjerman, ka njoftuar frimën me mesfushorin portugez.
Sipas njoftimit të gjermanëve, thuhet se 29-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028. Për shërbimet e mesfushorit, Bayern Munich pagoi në arkat e Fulham 50 milionë euro.

Lojtari luzitan është përforcimi i tretë i Bayernit, që më parë ka siguruar shërbimet e japonezit Hiroki Ito dhe francezit Michael Olise.



