Yeremi Pino, objektiv i Arsenalit

Yeremi Pino, objektiv i Arsenalit

Pavarësisht progresit në vitet e fundit, drejtuesit e Arsenalit janë tejet të përfshirë sidomos në merkato, periudhë e cila besohet se do ti ndihmojë për të arritur objektivat.

‘’ Topchinjtë ‘’ kanë ndryshuar totalisht nën drejtimin e Mikel Artetas, trainer me shumë personalitet, ish mesfushor i tyre.

Spanjolli pretendon të përforcojë repartin e avancuar dhe Yeremi Pino është shëndërruar në një ndër objektivat për vijimësinë.

21 vjeçari i ka qëndruar besnik Villarealit, ekip i cili e ka ndihmuar të jetë i përzgjedhur edhe nga Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’, fakt që meriton të merret në konsideratë.

Yeremi Pino shquhet si një lojtar mjaft teknik dhe i shpejtë, karakteristika që e ndihmojnë gjatë sfidave, sidomos në duelet një kundra një.

Një ndër objektivat e klubit londinez është transferimi i talentëve në ‘’ Emirates ‘’ për ti kombinuar me eksperiencën, dy aspekte të domosdoshëm në futbollin e sotëm.

Yeremi Pino e ka treguar veten si në La Liga ashtu edhe tek kampionët e Europës dhe merkatoja e ardhshme do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme, e cila ndoshta do të përfundojë me ndryshimin e ekipit.

Duke iu referuar ecurisë arrihet në konkluzionin se nxënësi i trainerit Marcelino Garcia Toral është i përgatitur për të tjera sfida por gjithçka mbetet për tu parë dhe do të varet nga negociatat e drejtuesve respektivë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy