Barcelona deklaron largimet

Barcelona deklaron largimet

Prej kohësh tek Barcelona ka filluar puna për ndërtimin e një ekipi kompetitiv , me synimin e arritjes tek suksesi edhe në sezonin vijues. Disa komponentë natyrisht nuk e kanë lënë të kënaqur Xavi Hernandezin, të cilët tanimë nuk bëjnë më pjesë në planet e ish mesfushorit të ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ La Furia Rojas ‘’. Sipas të famshmes vendase ‘ As ‘ lista përbëhet nga Lenglet , Collado , Nico Gonzalez, Ferran Torres , Franck Kessie, Eric Garcia , Sergino Dest dhe Pablo Torre, me largimet e të cilëve do të tentohet të mbushen arkat për tu hedhur më pas në sulm për gjetjen e elementëve të duhur nga numri një i stolit. Në këtë mënyrë drejtuesit e kuq e bluve do të hiqnin një barrë të rëndë mbi supe e cila ka të bëjë me pagat e lojtarëve , problematikë që prej shumë sezonesh ekziston tek fituesit në fuqi të Superkupës së Spanjës dhe La Ligas. Në atë të kaluarin , Barcelona si pak herë më parë i dha fund eksperiencës në fazën e grupeve të Champions Leagues, disfatë historike për ‘’ Blaugranët ‘’ dhe më pas u eleminua edhe nga Manchester United në Europa League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy