
Prej shumë vitesh si të gjitha skuadrat e tjera , Real Madridi i ka dhënë përparësi lojtarëve të rinj në merkato . Madrilenët përbëhen nga talentë si Vinicius , Rodrygo Goes , Reinier apo Eduardo Camavinga por nuk janë mjaftuar me kaq sepse pretendojnë edhe atë të Bayer Leverkusenit Iker Bravo.
16 vjeçari aktivizohet në ekipin e moshave tek ‘’ Aspirinat ‘’ por kjo mundësi mund të përshpejtojë rikthimin në Spanjë ku duhet theksuar se ishte pjesë e Barcelonës që konsiderohet rivalja e përjetshme e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Kryeqytetasit janë duke planifikuar me kujdes hapat vijues dhe Iker Bravos i nevojitet akoma punë për të merituar përfshirjen tek madrilenët . Janë dy opsionet më të përshtatshme për këtë sulmues .
Aktivizimi me ekipin e dytë ose praktikimi i formulës së huazimit edhe për dy vite të tjera me ekipet e moshave të Bayer Leverkusen për të njohur më tepër aftësitë e talentit spanjoll i cili ka një mundësi të artë pas asaj eksperience të vështirë me ‘’ Los Cules ‘’.
Pavarësisht se sapo ka filluar rrugën drejt famës , nëse ky operacion do të ketë sukses do të konsiderohej ndër më interesantët e merkatos se ardhshme dhe do ti jepte përparësi sulmit të ‘’ Los Blancos ‘’.
Sezoni aktual vijon me ritme të kënaqshme për Iker Bravon i cili deri më tani ka provuar veten në 5 ndeshje duke kontribuar me 3 asiste .



