Ofertë 75 milionë euro/ Barcelona tenton Olmo, zbulohet vendimi për spanjollin

Ofertë 75 milionë euro/ Barcelona tenton Olmo, zbulohet vendimi për spanjollin

Barcelona ka tentuar një goditje të rëndësishme në orët e fundit të merkatos. Me Antonie Griezmann që duket drejt kalimit tek Atletico Madrid, me të cilët ka negociuar gjatë gjithë ditës, katalanasit kanë tentuar një spanjoll për ta zëvendësuar.

Bëhet fjalë për Dani Olmo, i cili luan me Leipzig në kampionatin gjerman. Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona bëri një ofertë prej 75 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

Megjithatë përgjigjja e klubit gjerman ishte negative, duke refuzuar ofertën e bërë nga Barcelona. Te Leipzig nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Olmo në këtë merkato dhe për këtë arsye kanë refuzuar ofertën e bërë nga spanjollët, që tashmë thuhet se kanë nisur bisedimet me Sevillan për Luuk de Jong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy