
Pas shkarkimit të stafit teknik, me në krye trajnerin Dritan Resuli, Flamurtari ka njoftuar ndryshimet e reja.
Drejtimi i vlonjatëve, i është besuar trajnerëve Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj.
Memushi e ka drejtuar skuadrën në të kaluarën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009.
Sakaq, Liçaj ka qenë trajner i Flamurtarit në kohën kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika. Por ka bashkëpunuar edhe me Sinan Idrizin teksa disa vite më parë kishte rolin e drejtorit në klub.
Sipas njoftimit të klubit, Flamurtari do të drejtohet nga Memushi dhe Liçaj, deri në fund të sezonit.



