
Një ndër objektivat e Bayern Munchenit në merkaton aktuale verore vijon të jetë përforcimi i ofensivës.
Drejtuesit po punojnë me shumë përkushtim, të përqëndruar maksimalisht për ti shëndërruar bavarezët në një ekip të frikshëm në sezonin vijues.
Nick Woltemade, i cili mbron ngjyrat e Stuttgartit është bërë pjesë e projektit ambicioz, të lideruar nga Vincent Kompany.
Traineri belg ka një detyrë të vështirë duke qenë se të drejtosh ish rekordmenët e Bundesligës është një sfidë ditë për ditë.
Nick Woltemade i Stuttgartit është një opsion për metrat e fundit, i cili sezonin e parë e finalizoi me 17 gola dhe 3 asiste në 33 sfida. Faktikisht presidenti Herbert Hainer ka ofruar rreth 60 milionë euro për 23 vjeçarin, shifër ende larg pretendimit prej 75 milionësh të rivalëve.
Golashënuesi nga Bremen shquhet për aspektin taktik dhe nuahtjen për golin por edhe di të kombinohet shumë mirë me shokët e tij gjatë sfidave, ç’ka e bën edhe më të preferuar nga Bayern Muncheni.
Do të jetë paksa vështirë që nxënësi i Sebastian Hoeneb të largohet nga “ MHP Arena ‘’, i cili ka kontribuar në kualifikimin e Stuttgartit për në Europa League në sezonin vijues.
Megjithatë, përpos përpjekjeve të drejtuesve të Bayern Munchen, transferimi ose jo në ‘’ Allianz Arena ‘’ do të varet automatikisht edhe nga dëshira e ishi-t të Werder Bremenit.



