
Sezoni aktual në rradhët e Betisit vijon të konsiderohet një ndër më të mirët në karrierën e Ez Abdes.
Prezenca e marokenit i ka dhënë një avantazh ofensivës së andaluzëve dhe e ka bërë krenar trainerin Manuel Pellegrini.
Në sajë të kësaj situatë shpresëdhënëse drejtuesit e Barcelonës kanë nisur ofensivën për ta rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’ 24 vjeçarin.
Teknika, kapaciteti për të manovruar në zonat e ngushta dhe fitimi në të shumtat e rasteve i dueleve me rivalët ia kanë rritur vlerat dhe ky fakt përforcohet më shumë me interesin e ‘’ Los Cules ‘’.
Për më tepër edhe në kompeticionet europiane ishi i Osasunas ka lënë gjurmë me ‘’ Los Verdiblancos “ dhe traineri Hansi Flick e mirëpret në Katalunjë.
Gjithashtu vlen të shtohet se njohja e klubit mund ti shërbejë si avantazh për tu adaptuar shumë shpejt dhe ta ndihmojë për ti arritur objektivat.
Nuk do të jetë aspak e lehtë dhe pritet që krerët e Betisit mos të bëjnë lëshime, për të mos humbur në aspektin cilësor.
Ndërkohë që interesi i ish fituesve të Champions Leagues përbën një sfidë ndryshe në karrierën e Ez Abdes, i cili numëron 9 gola në 25 të tilla deri më tani.



