
Ndonëse me disa minuta vonesë, ekipi olimpik i Kosovës ka zbritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës.
Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhjen kampionëve olimpikë të xhudos Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat rrëmbyen medalje të arta në Olimpiadën e Tokios.
Në ceremoninë e pritjes së organizuar në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, trajneri I tyre Driton Kuka dhe kampionet olimpike kanë falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen
Kosova u përfaqësua me 11 sportistë ku fitoi dy medalje ari dhe një vend të 7 në xhudo në Lojërat e Tokios, të cilat do të përfundojnë më 8 gusht.



