
Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, i cili u dëmtua ndaj Interit në Champions League, i është nënshtruar operacionit.
Dëmtimi në gjurin e djathtë, ka qenë më i rëndë, nga sa u mendua si fillim dhe lojtari është detyruar t’i nënshtrohet operacionit, të cilin këtë të martë e kaloi me sukses.
Në njoftimin e klubit thuhet se Bennacer do të qëndrojë jashtë për gjashtë muaj, por duke parë dëmtime të ngjashme, lojtarët kanë mbetur jashtë për rreth tetë muaj.
Algjeriani e ka mbyllur vitin dhe do të jetë i gatshëm për Milanin, vetëm në fillim të vitit 2024.



