
Cilësitë e treguara tek Villareali dhe gjithashtu tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e kanë shtuar dëshirën e trainerit Diego Simeone për ta patur pjesë të Atletico Madridit Alex Baenan.
Mesfushori është një ndër nxënësit shembullorë të trainerit Marcelino Garcia Toral dhe sigurisht drejtuesit e ‘’ Nëndetesës së Verdhë ‘’ do të tentojnë të përfitojnë një shifër të konsiderueshme.
23 vjeçari pretendon të hedhë hapa përpara në karrierë, e cila deri më tani ka rezultuar tejet e suksesshme dhe një transferim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, do të konsiderohej hapi i duhur.
Mënyra se si luan e ka impresionuar ‘’ El Cholon ‘’ i cili shquhet si një ndër trainerët më kërkues dhe natyrisht ia ka ndryshuar historinë të ashtuquajturve ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Edhe nën drejtimin e Luis de la Fuentes Alex Baena ka evidentuar se mund të jetë një referent, për të cilin kryeqytetasit do të luftojnë gjatë merkatos së verës.
Sezoni aktual është i treti në etapën e dytë me ekipin nga Castellon, një kockë e fortë në kampionatin spanjoll dhe gjithashtu në kompeticionet europiane.
6 gola në 26 sfida është kontributi i ishi-t të Gironas në sezonin aktual, tejet determinant tek Villareali.



