Interi dhe Roma triumfojnë, Bayern Munich eliminohet nga Kupa me turp (VIDEO)

Interi dhe Roma triumfojnë, Bayern Munich eliminohet nga Kupa me turp (VIDEO)

Interi mposhti 0-2 në transfertë Empolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Goli i D’Ambrosio në minutën e 34 dhe Dimarco në minutën e 67, i dhanë fitoren skuadrës së Inzaghit, ndërsa vlen të përmendet se Empoli luajti me një lojtar më pak nga minuta e 52, pasi Ricci u ndëshkua me karton të kuq.

Roma mposhti me shumë vështirësi Cagliarin në transfertë, falë golave të Ibanez në minutën e 71 dhe Pellegrini në minutën e 78.

Fitore ka korrur edhe Lazio, që mposhti minimalisht Fiorentinën në shtëpi. Golin e vetëm të takimit e shënoi Pedro, në minutën e 52-të.

Në Kupën e Gjermanisë, Bayern Munich ka pësuar një humbje turpëruese, teksa u mposht me shifrat e thella 5-0 nga Borussia Monchengladbach. Dopietat e Bensebaiaini dhe Embolo si dhe goli i Kone, eliminuan me turp në fazën e 1/16-ve Bayernin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy