Sot miqësorja Shqipëri-Armeni në ora 17:30

Sot miqësorja Shqipëri-Armeni në ora 17:30

Shqipëria do të luajë sot prej orës 17 e 30 në “Air Albania” në Tiranë, ndeshjen e radhës miqësore kundër Armenisë.

Trajneri italian Edi Reja, në konferencën e fundit për shtyp ka lajmëruar një rotacion masiv në formacion në raport me takimin e tre ditëve më parë kundër Italisë.

 Gjasat janë që në portë të luajë Elhan Kastrati ndërsa në mbrojtje është radha e dy lojtarëve të superiores, Gurishta dhe Hadroj pa harruar edhe Adrian Bajramin dhe Mihajn.

 Në mesfushë gjithashtu rotacion masiv pasi pritet të luajë nga minuta e parë Kristjan Asllani dhe Qazim Laci si dhe një mes Ramadanit dhe Cokajt. Në sulm shansi i madh për Skukën për të rikonfirmuar veten pas minutave të pakta por të mira ndaj Italisë.  Ndërsa partneri i tij do të jetë Ernest Muci duke qënë se Broja dhe Uzuni tanimë e kanë lënë grumbullimin pas ndeshjes me Italinë.

 Ndeshja do të gjykohet nga maqedonasi Aleksander Starev.

Për herë të fundit ne sfida zyrtare Shqipëria dhe Armenia janë ndeshur në eliminatorët e Euro 2016, teksa kuqezinjtë fitonin të dyja sfidat 2 me 1 ne Elbasan dhe 3 me 0 në Erevan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy