Milani ka në dorë titullin, Marotta: Kemi humbur betejën, por jo luftën

Milani ka në dorë titullin, Marotta: Kemi humbur betejën, por jo luftën

Interi pësoi një humbje të hidhur ditën e djeshme ndaj Bologna, me rezultatin 1-2 dhe tashmë nuk e kanë më titullin në dorën e tyre, pasi në rast se Milani i fiton të gjitha ndeshjet, atëherë merr edhe titullin kampion.

Për këtë ka folur edhe administratori i Interit, Beppe Marotta, i cili referuar ndeshjes me Bolognan, tha se zikaltërit kanë humbur një betejë, por jo luftën.

Sipas tij skuadra që nuk ka asnjë objektiv, mund të fitojë në fund, duke thënë se janë edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.

Është e qartë që si njeri i sportit buzëqesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Kjo është pjesë e lojës, humbëm një betejë por jo të gjithë luftën. Duhet të mbledhim forcat sa më shpejt që të jetë e mundur, jemi të mërzitur, por jo në depresion.

Mungojnë edhe 4 ndeshje, të shohim se çfarë do të ndodhë. Futbolli i sotëm nuk ka asgjë të sigurt. Sot skuadra që nuk ka asnjë objektiv mund të fitojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy