
Dëmtimet duket se nuk kanë të ndalur te Dinamo. Lancinet Sidibe është futbollisti i radhës, i cili i shtohet infermierisë te "Nëndetësja Blu".
Mesfushori është dëmtuar në stërvitje dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 1 muaj.
Futbollisti që këtë sezon është aktivizuar edhe në qendër të mbrojtjes, do jetë një mungesë e rëndësishme për Shkëmbin, që sheh prapavijën me probleme.
Sidibe ka pësuar një dëmtim muskulor dhe në infermieri do i shtohet lojtarëve si Sofranac, Gjata, Harizaj, Haxhiu dhe Da Silva.



