Napoli ultimatum Koulibalis

Napoli ultimatum Koulibalis

Humbja e Insignes ia ka shtuar vigjilencën Napolit për të mos e përsëritur të njëjtën histori edhe me lojtarë të tjerë cilësorë .

Protagonisti i rradhës është mbrojtësi Kalidou Koulibaly i cili prej shumë sezonesh është shëndërruar në një idhull tek ‘’ Il Partenopei ‘’ që kanë ditur të gjejnë formulat për të evituar  largimin e senegalezit nga ‘’  Diego Armando Maradona ‘’ .

Çështja ‘’ Insigne ‘’ mbetet një alarm i cili akoma qëndron i ndezur dhe presidenca vendase me në krye Aurelio Di Laurentis i ka dhënë një ultimatum që lidhet me pranimin e kërkesës për rinovimin e kontratës që përfundon në 2023- shin, duke shpresuar se 30 vjeçari do të vijojë të mbrojë ngjyrat e bardhekaltërve . 

Me shumë ekipe të njohura pas dere , qëndrimi i napoletanëve konsiderohet tejet llogjik sepse duke njour kualitetin e francezit , një largim i mundshëm do ti krijonte shumë shqetësime Luciano Spallettit dhe do ta varfëronte mbrojtjen e ‘’ Azurrëve ‘’.

 Të qënit me meritë një ndër mbrojtësit më të mirë të Calcios në vitet e fundit është një fakt që e shton përpjekjen e Napolit sepse mbetet e kërcënuar nga  Bayern Munchen , Manchester City dhe Real Madridi për ishi-n e Genkut. 

302 ndeshje, 13 gola  dhe 7 asiste të përmbledhura në 8 vite spektakolare jo vetëm që e kanë shëndërruar në një idhull absolut por tejet të pretenduar nga ekipet më të famshme të elitës .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy