
Si në çdo merkato tjetër, një prioritet absolut për drejtuesit e Barcelonës vijon të mbetet përforcimi i prapavijës. Ana e majtë e mbrojtjes konsiderohet ende nuk po e bind Xavi Hernandezin dhe tanimë drejtori sportiv Deco ia ka shkelur syrin Alfonso Pedrazas. Për numrin një të stolit është i domosdoshëm transferimi i një tjetër elementi për të shoqëruar Alejandro Balden në këtë pozicion dhe 27 vjeçari i plotëson kërkesat e ish mesfushorit të ‘’ Los Cules ‘’. Pavarësisht ecurisë pozitive, gjithmonë tek një ekip si Barcelona ka vend për përmirësim dhe ishi i Leeds United është një kandidat potencial për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë verës. Sezoni aktual është i katërti për Alfonso Pedrazan tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’, ekip rregullisht pjesëmarrës në kompeticionet europiane në sezonet e fundit. Deri më tani lojtari i lindur në Kordoba të Spanjës numëron 9 sfida, gjatë të cilave ka spikatur dhe jo më kot pretendohet nga ish fituesit e La Ligas.



