Gazetari Gerti Çarçani thotë se në tetë skuadrat e para të Champions League, mungojnë skuadrat e mëdha.
“Nëse liga e kampioneve do të përfundonte sot, në raudin e ndeshjeve në grupe, në 8 të parat mungojnë skuadrat e mëdha. Liverpuli është skuadra e vetme që përveçse kryeson Premier Legua, po luan me ritëm të mirë dhe në Champions, është në vendin e parë. Sporting Lisbona, Monaco, Brest, Inter, Barcelona, Dortmund dhe Aston Villa janë skuadrat e tjera. Janë zhvilluar deri tani katër ndeshje, nga nëntë në total që do zhvillohen brenda këtij viti.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se është një klasifikim i çuditshëm mbi bazën e potencialit të skuadrave dhe emrit që kanë.



