
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas testit të kryer zbuloi se është infektuar me virus dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë.
Kështu Xhaka nuk do të jetë gati për ndeshjen mes Zvicrës dhe Greqisë, teksa ditën e nesërme do të bëjë një tjetër tampon.
“Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e ndeshjes, teksa u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, ndërsa më pas testi PCR, që u krye për efekt sigurie, prodhoi një rezultat pozitiv gjatë pasdites.
Ai do të zhvillojë një tjetër test PCR gjatë të enjtes. Mjeku përgjegjës në kantonin e Bazelit nuk ka urdhëruar masa të tjera për skuadrën pasi lojtarët ose janë të vaksinuar, ose kanë kaluar COVID-19. Një pjesëtar i stafit u desh të niste karantinën”, shkruan Federata e Zvicrës.



