Abazaj mposht edhe Flamurtain, dërgon Luftëtarin drejtë kupave të Evropës

Abazaj mposht edhe Flamurtain, dërgon Luftëtarin drejtë kupave të Evropës

Sulmuesi i Luftëtarit Kristal Abazaj vazhdon të tregoj një formë shumëtë mirë çdo ndeshje dhe pas Laçit edhe Vllaznisë, "viktima" e radhës e gjirokastritëve ishte Flamurtari. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Lika nuk po di të ndalen në këtë fazë të katërt të sezonit, duke arritur 3 fitore në po kaq javë. Në javën e 31-të të Kategorisë Superiore, bluzijtë mposhtë vlonjatët me rezultatin 2-1 duke i afruar drejtë ëndrës europiane. 

Përsëri një super Abazaj, dhe ishte pikërishtë ky i fundit që i siguroi 3-pikët e radhës të besuarve të Likës, që pas barazimit të Partizanit me Lushnjën janë gjithnjë e më pranë kupave të Evropës.

Pa u mbushur 1 minutë lojë, ylli i gjirokastritëve gjeti rrugën e rrjetës, duke përfituar dhe nga gabimi i Nurkoviç.

Ndërsa në minutën e 32 të takimit ishte përsëri Abazaj që me një perlë nga 30 metra dyfishoi rezultatin e ndeshjes.

Miqtë provuan të rihapin takimin me golin e Nedeljkoviç në minutën e 53-të, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Ndërkohë, Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Lushnjës.

Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, me Pepa që zhbllokoi shifrat pas ekzekutimit të saktë të një 11 metërshi, ndërkohë që Batha një minutë nga fundi i siguroi një pikë jo me shumë vlera Partizanit, që vazhdon të rrëshkasë në klasifikim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy