Objektivi i Real Madridit tek Salzburgu

Objektivi i Real Madridit tek Salzburgu

 Red Bull Salzburgu është padyshim një ndër klubet më të njohur në lidhje me prodhimin e talentëve .

 Rastet e  Erling Haaland ,  Dominik Szoboszlai dhe Patson Dakas  ndiqen nga Karim Adeyemi  dhe Benjamin Sesko.   Të dy sulmuesit  falë shkëlqimit tek austriakët janë vënë në radarët e Real Madridit  .

Por siç ndodh në të gjitha rastet,  sipas  ‘ Sky Sports ‘  lufta do të ashpërsohet me kandidaturat e Bayern Munchen , Manchester United dhe  Liverpool që do t’i prishin shumë punë spanjollëve të cilët ndër vite kanë bërë përzgjedhje të shkëlqyera në lidhje me këtë aspekt falë transferimeve të  Rodrygo , Vinicius dhe Reiner në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Kur flitet për ‘’ Galaktikët ‘’, thesi i manjatit Florentino Perez është gjithmonë i hapur dhe në dispozicion të çdo operacioni me objektivin e dominimit përsëri në botën e futbollit pavarësisht se me kalimin e kohës konkurrenca automatikisht vështirësohet .  

Por tentativa e kryqytetasve do të ketë një rrugë me shumë kthesa  sepse Red Bull Salzburgu kërkon 40 milionë euro për secilin prej tyre, fakt që nënkupton një investim të fuqishëm për dy lojtarë që sapo kanë filluar të spikasin tek austriakët.

 Rrjedha e negociatave do ti vërë pikat mbi i për dy elementë  prej të cilëve pritet shumë dhe që me siguri do  ti jepnin një garanci absolute çdo skuadre në të ardhmen .   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy