U godit në fytyrë gjatë ndeshjes, portieri i Bylisit niset me urgjencë drejt Tiranës

U godit në fytyrë gjatë ndeshjes, portieri i Bylisit niset me urgjencë drejt Tiranës

Portieri i Bylisit, Alban Miftari pësoi një dëmtim të rëndë ditën e djeshme, në sfidën që skuadra e tij u mposht nga Shkumbini.

Lojtari i Bylisit, kishte një përplasje me Barbosan, me këtë të fundit që në tentativë për të goditur topin, goditi në fytyrë portierin Miftari.

Menjëherë pas kësaj, Miftari u dërgua me ambulancë në spitalin e Peqinit. Bylisi nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit, ka bërë të ditur se pasi mori mjekim në spitalin e Peqinit, portieri është nisur drejt Tiranës. Situata e Miftarit është përmirësuar dhe për fat të mirë nuk ka asnjë dëmtim serioz.

“Pasi mori mjekim fillimisht në spitalin e Peqinit, pas ndeshjes portieri Alban Miftari bëri një kontroll më të specializuar në spitalin e Fierit. Por është nisur me urgjencë drejt Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Situata është përmirësuar pas një kontrolli të imtësishëm në kryeqytet! Klubi i uron shërim te shpejt Alban Miftarit!”, thuhet në komunikatën e Bylisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy