Mehmeti: Vlerësim maksimal për Kukësin, lojën ta diktojë Partizani

Mehmeti: Vlerësim maksimal për Kukësin, lojën ta diktojë Partizani

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Kukësit. Ai kërkoi vlerësim maksimal nga skuadra për kundërshtarin dhe loja të diktohet nga të kuqtë.

Para lojës së mirë, Mehmeti zgjedh një rezultat pozitiv, pasi sipas tij skuadra a shpërdoruar shumë. Ai kishte edhe rezerva për gjykimin nga ndeshja e fundit me Dinamon, ku tha se Partizanit i mungojnë dy penallti.

“Mënyra sesi e shoh unë futbollin, nuk jam për të gjykuar arbitrin. Gabimet janë evidente. Na kanë anuluar dy penallti në minutat 6 dhe 40 me Dinamon. Dua të fokusohem në mënyrën sesi sillen lojtarët në fushë. Junior luan larg portës, Skuka duhet të rritet, të jetë më rezultativ para porte dhe të jetë altruist.

E respektojmë Kukësin, ka individë të mirë. Çdo kundërshtar na imponon respekt. Nesër historia e kësaj ndeshjeje do jetë ndryshe. Kemi marrë masa për pikat e forta të tyre, ia dimë edhe të dobëtat.

Futemi në fushë për të marrë pikët maksimale, ne jemi Partizani. Filozofia ime është të jemi dominues taktikisht dhe të imponojmë ritmin. Dua një lojë të shpejtë dhe me raste. Skuadra jonë nuk duhet t’i japë iniciativë kundërshtarit, e vendosim ne lojën.

Do bëjmë gabim nëse nuk vlerësojmë Kukësin, të jemi cinikë. Të shohim punën tonë. Gjetja e justifikimeve nuk i bën mirë skuadrës. Të mësojmë nga gabimet tona, nuk na falet. Kemi shpërdoruar shumë. Në ndeshjet e fundit kemi humbur shumë para porte, mos kemi probleme në finalizime.

Është shumë e rëndësishme që të shkojmë te rezultati para lojës së mirë, të jemi cinikë për mënyrën si kërkojmë fitoren. Jemi imponuar te kundërshtarët, para porte të respektojmë veten.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy