Interi ndjek Soyuncu

Interi ndjek Soyuncu

Mosarritja e akordit me Leicester City-n në lidhje me rinovimin e kontratës e ka vënë mbrojtësin Çaglar Souyncu në radarët e disa ekipeve.

 Një ndër to është Interi, skuadër që shumë shpejt e humbi luftën me Milanin në Scudetto. Simone Inzaghi ka mbajtur shënime gjatë gjithë sezonit dhe do të duelojë me Manchester United për qëndërmbrojtësin turk . 

Sipas lajmeve të fundit , zikaltërit kanë bërë gati çekun prej 30 milionë eurosh për transferimin e 26 vjeçarit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pasi e ardhmja e Milan Skriniar është vënë seriozisht në rrezik për arsye se sllovaku pretendohet nga Paris St Germian .

Përveç ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ edhe disa ekipe të tjerë të njohur po luftojnë fort për ishi-n e Freiburgut por prezenca e  ish kampionëve të Scudettos e bën edhe më interesante garën .

Të ashtuquajturve  ‘’ The Foxes ‘’ nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të akordojnë largimin e Saglar Soyuncu nga ‘’ King Power ‘’, i cili do ti lejonte mbushjen e arkave . 

Kontrata e nxënësit të Brendan Rodgers merr fund në 2023-shin dhe merkatoja e verës konsiderohet mundësia e vetme e Leicester City-t për të dalë i fituar në këtë histori.

 

               

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy