Koronavirusi prek edhe Ronaldinho-n, ish-futbollisti: Kam rezultuar pozitiv

Koronavirusi prek edhe Ronaldinho-n, ish-futbollisti: Kam rezultuar pozitiv

Ronaldiho i është shtuar personazheve shumë të njohur të botës së sportit dhe konkretisht të futbollit që rezulton pozitiv me koronavirus. 40-vjeçari së fundmi ka udhëtuar në Belo Horizonte dhe pas testit të kryer ka rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye është karantinuar. Në një deklaratë të shkurtër ai thotë se është mirë dhe se ëshë asimptomatik.

“Unë kam ardhur këtu në Belo Horizonte që dje, pasi më duhej të merrja pjesë në një eveniment. Bëra testin dhe rezultova pozitiv për COVID-19. Jam mirë, asimptomatik, por do të duhet ta lëmë ngjarjen për më vonë. Së shpejti do të jemi atje së bashku. Përqafim i madh!”- tha Ronaldinho.

Më herët personazhe si Maradona, Cristiano Ronaldo apo Ibrahimovic kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy