
Eksperienca e Jose Mourinhos në stol gjithmonë ia ka mbajtur të hapura dyert për të drejtuar ekipet më të famshëm të elitës europiane por tanimë , interesi i ka kaluar kufinjtë dhe flitet për një interes të Federatës së Arabisë Saudite për ‘’ The Special One ‘’.
Kur flitet për këtë shtet, mendja na shkon tek ofertat marramendëse , ashtu siç ka ndodhur së fundmi edhe me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin .
Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ , arabët kanë hapur thesin dhe i kanë ofruar portugezit 120 milionë euro për dy sezone, shifër tunduese, e cila do ta shëndërronte në trainerin më të paguar në historinë e futbollit.
60 vjeçari është një specialist në pankinë , fakt që e ka konfirmuar në çdo ekip ku ka drejtuar , kontrata e të cilit me Romën skadon në 30 qershorin e 2024-tës .
Arabia Saudite shquhet për pagesat marramendëse dhe jo më kot Al- Nassr arriti me sukses të transferonte edhe ‘’ Cr 7 ‘’, i cili përfiton 200 milionë euro në sezon por kjo tendencë vijon në rritje pasi edhe rivali Al Hilal provoi të bindë Lionel Messin kundrejt 400 milinë eurove në sezon.



