
Interi ka pasur një sezon me shumë ulje-ngritje, në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë filluar të mendojnë ndryshimin e trajnerit. Zikaltërit kanë disa alternativa për trajnerin e sezonit të ardhshëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi ka nisur kontaktet me trajnerin e Portos, Sergio Conceicao. Ishte pikërisht Interi që eliminoi Porton nga Champions League, por puna e trajnerit te skuadra portugeze ka lënë shenjë.
Palët janë në bisedime dhe shpresohet në arritjen e marrëveshjes, ndërsa nuk mungojnë edhe alternativat e tjera.



