Në prag të ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Italisë, në konferencë për shtyp ditën e sotme ka folur mesfushori Enis Çokaj.
23-vjeçari deklaroi se shpreson të marrë minuta më shumë, ndërsa shtoi se gjithçka në Kombëtare është shumë e mirë, ku tha se janë si një familje.
Kisha disa vite te Lokomotiva e Zagrebit, tani jam pjesë e një prej ekipeve më legjendare në Greqi. Shpresoj të marr minuta dhe të kthehem titullar te Panathinaikosi dhe Kombëtarja.
Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës në Kombëtare janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet, por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë.
Te Panathinaikos pak e vështirë përshtatja, isha blerja e fundit e klubit, por me punë dhe stërvitje do të kthehem titullar i skuadrës.



