U mbyll në barazim pa gola sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të në Abissnet Superiore.
Në Rrogozhinë, u luajt një ndeshje e qetë dhe me pak raste nga të dyja ekipet që në fund u kënaqën duke ndarë pikët.
Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Egnatia ndjek një vend me poshtë me 31 pikë.



